U plagos sot! Kush është Ervis Çausholli, miku i ngushtë i Ardian Çapjas, e shkuara problematike me Policinë

0
476

Një përleshje me armë zjarri ka tronditur Elbasanin mesditën e sotme, ka sjellë plagosjen e “korçarit”, një prej “të fortëve” të qytetit, Ervis Çausholli. Sipas raportimeve të para, Dosja.al mësoi se Çausholli është plagosur në dorë dhe ka shkuar vetë që të mjekohet në spital.

Por kush është Çausholli? Pse u kërkua eliminimi i tij dhe nga kush?

Jo më larg se në shkurt të këtij viti, Çausholli u përfshi në një përleshje fizike me drejtuesin e një automjeti tip “Golf 5”, që drejtohej nga shtetasi me inicialet D.A. Nga pamjet e siguruara muaj më parë, Çausholli godiste pa mëshirë më grushte.

Ndërkohë që në vitin 2018, Bexhet Musmuça akuzohet se kishte rrëmbyer biznesmenin Aurel Guni  për llogari të Ardjan Çapjes (edhe ndaj tij u tentua eliminimi pak muaj më parë) dhe të Ervis Çaushllarit.

“Pastaj Bexheti më tha që duhet të më çonte tek Ard Çapja dhe Ervis Çaushllari. “Të kërkojnë ata të dy, dhe mua më kanë thënë. Ose na sill Aurelin, ose do të të vrasim çunin. Nuk e di çfarë ke me ta, por unë nuk do rrezikoj çunin tim për ty, prandaj eja me mua dhe mbylle se ndryshe do të vras ty. S’je ti më i rëndësishëm se çuni im,”- kështu më tha. I njoh të dy personat, nuk kam asnjë konflikt me ata. Nuk e di për çfarë më kërkonin. Nuk mendoja që Bexheti do të më çonte aty”,”-rrëfente këshilltari i PDIU-së.

Çausholli, i njohur ndryshe edhe si “korçari” është një emër mjaft i njohur për Policinë e Shtetit pasi dyshohet se është i përfshirë në disa ngjarje të tjera kriminale në qytet, por deri më tani për të nuk ka pasur prova të mjaftueshme për të prangosur.

(k.m./dosja.al)