U premtonte punë, por i shfrytëzonte për prostitucion në Durrës/ Arrestohet “tutori” nga Kolumbia

0
2

Një 28-vjeçar nga Kolumbia është arrestuar nga Policia në pikën kufitare të Muriqanit.

Sipas policisë, i riu dyshohet se rekrutonte shtetase kolumbiane dhe i sillte në Shqipëri, duke i premtuar punësim kundrejt pagesës 3000 euro, por më pas i shfrytëzonte për prostitucion.

Ai akuzohet për veprat penale “Trafikimi i personave të rritur” dhe “Shfrytëzimi i prostitucionit”.