U qëllua me breshëri plumbash teksa po qëndronte brenda automjetit të tij, ky është Bashkim Spahiu që mbeti i vdekur mbrëmë, identifikohet autori

0
1

Një ngjarje e rëndë u regjistrua mbrëmjen e së shtunës në LLapshticë të Podujevës ku një shtetas u ekzekutua me breshëri plumbash brenda automjetit të tij.

Sipas mediave vendase mësohet se rreth orës 19:30, Bashkim Spahiu, banues në fshatin Gllamnik, u qëllua për vdekje me 10 plumba teksa ishte duke qëndruar brenda automjetit të tij.

Pas ngjarjes autori u largua me shpejtësi ndërkohë që policia ka bërë të mundur identifikimin e këtij shtetasi. Arbër Havolli dyshohet të jetë autori i cili qëlloi me breshëri mbi Spahiun, i cili fatkeqësisht humbi jetën në vendin e ngjarjes.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të këtij atentati, ndërkohë që deri më tani nuk dihen arsyet të  cilat mund të kenë çuar Havollin drejt këtij akti ekstrem.

Ndërkohë që nëpër mediat kosovare janë duke qarkulluar edhe fotot e viktimës dhe autorit të dyshuar.

 ‘‘Sot rreth orës 19:30, kemi marrë informatën për të shtëna me armë në fshatin Llapashticë të Podujevës. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore, ku kanë hasë në një person pa shenja jete. Vdekjen e viktimës mashkull e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. Aktualisht, hetuesit policorë, në koordinim me prokurorin e shtetit, kanë nisur hetim për ndriçimin, sqarimin e të gjitha rrethanave që kanë të bëjnë me këtë rast’’, tha një ditë më parë zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.