Një shqiptar është qëlluar mbrëmjen e sotme në një restorant në qendër të Athinës. I plagosuri është 39-vjeç sipas mediave greke, por identiteti i tij nuk jepet. Ai ishte duke ngrënë në momentin që një person iu afrua duke e qëlluar dy herë në kokë dhe në bark.
Abcnews.al publikon pamjet e momentit kur i plagosuri transportohet me ambulancë në gjendje kritike për jetën nga restoranti në drejtim të spitalit.
Në vendin e ngjarjes ka pasur edhe disa momente tensioni mes familjarëve dhe miqve të të plagosurit me shoferin e ambulancës i cili nuk po arrite që të manovronte me shpejtësi për t’u nisur drejt spitalit me 39-vjeçarin në gjendje të rëndë.
Policia ka rrethuar zonën, por autori ende nuk është arrestuar.
/ db/Abcnews.al