Ermir Dedja, i cili mbeti i vrarë në Durrës, ishte një person me precedent penal.
Në vitin 2015 ai është arrestuar, pasi shiste drogë.
Në vitin 2017 Ermir Dedja ra përsëri në prangat bashkë me mikun e tij për një plagosje të ndodhur në Shijak.
Ngjarja e rëndë, ku mbeti viktimë 29-vjeçari, ka ndodhur në lagjen nr.18 të qytetit bregdetar.
Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe po bëhet krehja e zonës dhe kontrolle për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.
Dedja ishte një person i përfshirë në ngjarje të ndryshme kriminale në qytetin e Durrësit./abcnews.al