U qëllua pranë supermarketit të motrës, si u ekzekutua biznesmeni Niko Goro

0
256

Himara është tronditur nga një ngjarje e rëndë. Ndërtuesi Niko Goro është ekzekutuar me armë zjarri.

Gazetari Elton Nika raporton se ngjarja ka ndodhur rreth ores 09:00  të mëngjesit të sotëm. Goro ishte në shëtitoren e Himarës.

Nga të shtënat me armë ka mbetur e plagosur dhe motra e tij. Biznesmeni është qëlluar me armë zjarri.

Paraprakisht dyshohet se autorët kanë qenë në këmbë kur kanë qëlluar. Në vendin e ngjarjes ndodhet policia e cila ka nisur hetimet. g.v/abcnews.al