Një mësuese e shkollës “Zëra Jete” ne Elbasan ka humbur luftën me pasojat e sëmundjes së koronavirusit. Blerina Lamçja (Hoxholli) nënë e dy fëmijëve të mitur është ndarë nga jeta në moshën 40 vjecare,pasi e humbi betejën me Covid-19 .
Për këtë humbje në moshë të re ka reaguar nëpërmjet një statusi në facebook edhe ministrja e arsimit Evis Kushi.
“Jam shumë e hidhëruar për ndarjen nga jeta të mësueses Blerina Lamçja (Hoxholli) në shkollën speciale “Zëra Jete” në Elbasan. Blerina e humbi betejën me Covid-19 në moshën 40-vjeçare, duke lënë pas trishtim jo vetëm tek familja e saj, kolegët dhe miqtë që e kanë njohur nga afër, por edhe nxënësit e shkollës, për të cilët Blerina punonte me aq shumë përkushtim e dashuri.Ky lajm duhet të na ndërgjegjësojë të gjithëve që rreziku nga virusi është ende mes nesh, prandaj shërben si një apel i fortë që të mos i neglizhojmë për asnjë moment vaksinimin dhe respektimin e protokolleve shëndetësore”.
Pavarësisht apelit të ministres Kushi për tu vaksinuar mësohet se mësuesja e kishte kaluar covid 19 disa muaj më parë , madje i kishte marrë të dyja dozat e vaksinës. Prej disa ditësh 40 vjecarja kishte shfaqur probleme tw shëndetit dhe nga tamponi i shpejtw kishte rezultuar pozitive. Menjëherë ajo u nis per kurim në kryeqytet ku mjeket konstatuan probleme me trashësinë e gjakut . Edhe më tragjik këtë rast e bën fakti se vetëm pak muaj më parë 40 vjecarja kishte humbur nënën pasi nuk mundi të përballonte situatën post-covid.