U rrëmbye në Lushnje, si u ekzekutua me 4 plumba në Peqin, Alban Semaku

0
601

Zbardhen të tjera detaje nga vrasja e Alban Semakut. 38-vjeçari, ish-anëtar i bandës së Lushnjes u gjet i pajetë sot në Peqin, pranë lumit Shkumbin.

Burime  bëjnë me dije 38-vjeçari është qëlluar me pistoletë. Në trupin e viktimës janë gjetur katër predha të kalibrit 9 mm, një në kokë dhe tre në shpinë.

Dyshohet se Semaku të jetë rrëmbyer në qytetin e Lushnjes dhe më pas është transportuar përmes fshatrave në drejtim të Peqinit, ku edhe u ekzekutua me katër plumba. Mësohet se është ngritur një grup i posaçëm pune nga Elbasani dhe Fieri për hetimin e ngjarjes.

Trupi i pajetë i Semakut u gjet pranë një muri me blloqe. Grupit hetimor iu deshën disa orë për të indentifikuar viktimën.

38-vjeçari është emër i njohur për drejtësinë, pasi ka qenë pjesë e bandës së Aldo Bares në Lushnje. Semaku është dënuar për vrasje dhe në maj të këtij viti ka dalë nga burgu. g.v/abcnews.al