Një 61-vjeçar ka humbur jetën ditën e djeshme në Poliçan, pasi ka rënë zetori. Ngjarja e rëndë ka ndodhur teksa vitkima po punonte tokën. Ai nuk ka mundur t’i mbijetojë dëmtimeve të marra.
“Stacioni i Policisë Poliçan referoi materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi datë 22.09.2024, në fshatin Zhitom, Poliçan, shtetasi B. Q., 61 vjeç, duke punuar tokën, ka rënë nga mjeti zetor dhe si pasojë e dëmtimeve ka humbur jetën. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat.”, thuhet në njoftimin e policisë.