U shemb masivi i kromit dhe zuri poshtë fadromën bashkë me drejtuesin, arrestohet tekniku i kompanisë. Vijon puna për gjetjen e trupit të 29-vjeçarit

0
2

Në përfundim të veprimeve të para hetimore të kryera në lidhje me ngjarjen e djeshme në Qafën e Burrelit, në fabrikën e përpunimit të kromit, ku shtetasi A.B., 29 vjeç, duke punuar me mjetin fadromë, u zu poshtë nga një masiv rëre dhe minerali, dhe për pasojë ende nuk është gjetur, Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Postës së Policisë Klos arrestuan në flagrancë shtetasin A.L., 44 vjeç, banues në Klos, me detyrë drejtues teknik i shoqërisë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.

Ndërkohë, shërbimet e Policisë dhe ekipi i kërkim-shpëtimit po vijojnë intensivisht punën për gjetjen e shtetasit A.B.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.