U shit për 5 milionë euro, sulmuesi shqiptar zgjidhet lojtari më i mirë i huaj

0
2

Sulmuesi shqiptar i Kosovës, Albion Rrahmani, është shpallur lojtari më i mirë i huaj në Rumani. Ceremonia e Shoqatës së futbollistëve amatorë dhe jo amatorë të Rumanisë, u organizuar të hënën mbrëma, ndërsa Rrahmani u vlerësua si lojtari më i mirë i huaj në Rumani për sezonin 2023/2024.

“Jam shumë i lumtur dhe shumë i nderuar që jam votuar nga trajnerët dhe lojtarët si lojtari më i mirë i huaj i sezonit 2023/2024 organizuar nga AFAN. Një falënderim i veçantë për ish-shokët e mi të skuadrës, stafin trajnerëve dhe të gjithë atyre që më ndihmuan të kem një sezon të mrekullueshëm. Zoti na bekoftë të gjithëve”, ka shkruar Rrahmani në Facebook.  

 

Rrahmani shkëlqeu në Rumani me fanellën e Rapid Bukureshtit. Rapidit iu bashkua në gusht të vitit 2023 nga Ballkani. Por u shit në gusht të këtij viti te Sparta Praga. Transferimi për pesë milionë euro të Sparta ishte rekord për klubin çek.