Një shpërthim i fuqishëm ka vrarë 15 fëmijë dhe ka lënë të plagosur 20 të tjerë në provincën Ghazni në Afganistan.
Arsyeja e këtij shpërthimi është ende e paqartë, por autoritetet dyshojnë se bomba ka shpërthyer aksidentalisht.
Sipas banorëve, fëmijët po përpiqeshin të shisnin një bombë të pashpërthyer dhe gjatë momentit që ato e kishin në dorë ka shpërthyer aksidentalisht.
Shpërthimi ka ndodhur rreth orës 14:00 me orën lokale, në afërsi të një shtëpie në fshain Koran.
Autoritetet kanë sqaruar se gjendja e të plagosurve është e rëndë dhe se rreziku që numri i viktimave të shtohet është i madh.
Ora news