Barcelona ka marrë një lajm të mirë.
Portieri Marc-Andre ter Stegen është kthyer në stërvitje me grupin pasi prej ditësh mungonte si pasojë e një dëmtimi.
Gjermani duhej t’i nënshtrohej një operacioni për një dëmtim në gjurin e djathtë në verë dhe nuk ka luajtur ende në sezonin e ri.
Pavarësisht kësaj situate, gjermani madje mund të bëjë nje kthim dhe të bëhet pjesë e skuadrës së Barcelonës këtë fundjavë në ndeshjen e së shtunës kundër Alaves.
Samuel Umtiti gjithashtu ishte përsëri në fushë, me Barcelonën që konfirmoi se qendërmbrojtësi francez përfundoi një pjesë të seancës me bashkëlojtarët.
© SYRI.net