U vodhën klientëve të hotelit 145 mijë € nga kartat bankare, familja shqiptare nën hetim në Itali

0
117

Një familje shqiptare, e cila menaxhonte një hotel në Rimini, është vënë nën hetim nga autoritetet financiare italiane për mashtrim me kartat e kreditit të klientëve.

Tre anëtarët e kësaj familje, prindërit e djali i tyre akuzohen për falsifikim të instrumenteve të pagesës së klientëve duke përdorur kartat e tyre në mënyrë të paligjshme.

Pas qëndrimit në këtë hotel klientët kanë sinjalizuar anomali në llogaritë personale bankare e Financa italiane ka identifikuar 150 pagesa të pautorizuara nga ata, e të përdorura nga pronarët e hotelit për interesat e tyre.

Transaksioni kryhej përmes një aparati të lidhur me llogarinë bankare të hotelit e nën emrin e bashkëshortit të kësaj familje.

Janë dokumentuar rreth 145 mijë euro të përfituara paligjshmërisë nga familja shqiptare e në dëm të klientëve që mikpriteshin në hotelin e tyre.

Financa italiane ka autorizuar sekuestrimin paraprak të të mirave materiale të kësaj familje: 8 banesa, 5 autovetura e 1 motorr.

Ngjarja nën hetim, i përket vitit 2021 e në 2022 ky hotel ka ndryshuar menaxhimin e tij.

U vodhën klientëve të hotelit 145 mijë € nga kartat