Një 46 vjeçare është gjetur e pajetë këtë të shtunë në një fshat në maliq, ku dyshimet e para janë se është vrarë nga bashkëshorti i saj.
Burime bëjnë me dije se viktima e kësaj ngjarje është Luiza Mullalli, dhe autori i dyshuar Gjergji Mullalli.
Sipas informacioneve nga policia mësohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Zëmblak, Maliq, ku në një gropë septike pranë banesës së saj, është gjetur e pajetë, 46 vjeçarja, ndërsa bashkëshorti i saj ndodhet në arrati.
Ndërkohë policia e ndodhur në vendin e ngjarjes po punon për zbardhjen e plotë të saj dhe për kapjen e autorit. /abcnews.al