- Trupi vijon të jetë në vendngjarje, rreth 700 metër nga rruga kryesore në zonën e “Prroit të Gjipesë”. Policia ka rrethuar zonën.
“Ai Donte të shkonte drejt Manchesterit, nuk kishte bileta, ai ka shtetësi angleze, ai është me dokumente me shtetësi angleze, nuk kishte bileta as për Londër, as për Manchester, dhe mori biletë për Spanjë, ai është ndaluar rreth orës 18: 30, avioni nisej në orën 18:45, si në filmat policorë.
Shehu është identifikuar dhe survejuar. Nuk mundet të mbahej sepse është i huaj dhe nga momenti që nuk kishte një akuzë s’mund të mbahej më shumë se 24 orë. Ai u gjend i izoluar në aeroportin e Korfuzit.
Pasi e kanë ndjekur, e kanë vonuar për të verifikuar pasaportën, e kanë futur në një ambient. Ai e kuptuar, por s’ka bërë asnjë reagim, ishte nervoz, e kanë kuptuar që diçka nuk shkonte. Ai po aplikon si shtetas anglez, jo si shtetas shqiptar, procedurat. Procedura ekstradimit, për Angli janë të tjera, për Shqipëri janë të tjera. Mund ta kërkojë dhe Anglia”.
Top Channel