Policia britanike ka nisur një kërkimet pasi dy valixhe me mbetje njerëzore u zbuluan në urën e varur Clifton në qytetin jugperëndimor të Bristol.
Policia e Avon dhe Somerset njoftoi se mori një telefonatë në orën 23:57 me kohën lokale një ditë më parë, për një burrë me një valixhe që “vepronte në mënyrë të dyshimtë” në urë. Në kohën kur oficerët u shfaqën, burri ishte zhdukur, por u gjetën dy valixhe që përmbanin mbetje njerëzore.
Policia nuk e ka identifikuar ende viktimën, megjithëse hetimet fillestare kanë konstatuar se burri ka marrë një taksi në urë. Një kërkim në shkallë të gjerë u krye gjatë disa orësh duke përfshirë helikopterin e policisë dhe rojet bregdetare, por burri nuk u gjet
Autoritetet ende nuk mund të konfirmojnë nëse eshtrat ishin të më shumë se një personi, ndërkohë ka nisur analizat për të gjetur kush është viktima.
“Për momentin, ne nuk jemi në dijeni të ndonjë rreziku aktual për publikun e gjerë,” tha policia. Ai tha gjithashtu se patrulla me shikueshmëri të lartë po kryhen në zonë.“Prioriteti ynë i menjëhershëm është të gjejmë njeriun që mori valixhet në urë, të identifikojmë të ndjerin dhe të informojmë të afërmit e tyre”, tha policia.
Top Channel