U zgjodh eurodeputet, Beleri ragon nga burgu: Drita fiton mbi errësirën

0
60

Fredi Beleri ka reaguar për hërë të parë pas sigurimit të një vendi në parlamentin europian, si eurodeputet i forcës politike të kryeministrit grek, Kyriakos Mitsotakis.

Përmes një mesazhi nga burgu, Beleri e cilëson zgjedhjen e tij eurodeputet si një fitore të dritës mbi errësirën.

Beleri deklaron se lufta u fitua falë krenarisë dhe patriotizmit të grekëve. Në mesazhin drejtuar mbështetëve, Beleri nënvizon se zëri i minoritetit tani do të jetë dhe më i fortë.

“Gjatë të gjitha muajve të aventurës sime, më jepte forcë besimi im se drita gjithmonë fiton ndaj errësirës. Dhe se forca e demokracisë mund të përmbysë çdo praktikë puçiste, mjafton që të ketë vullnet dhe besim në një qëllim më të lartë. Siç kishim ne që dhamë këtë luftë. Një luftë për demokracinë, shtetin e së drejtës, liritë dhe dinjitetin e qytetarëve.

Lufta u fitua në kushte të vështira, të paimagjinueshme për një vend që dëshiron të bëhet pjesë e familjes evropiane. Dhe u fitua. Falë nderit, patriotizmit dhe krenarisë së Grekëve.

Dua të falënderoj nga zemra të gjitha Greket dhe Grekët që më nderuan me votën e tyre. Familjen time që u bë gjatë kësaj periudhe mbështetja dhe zëri im. Miqtë në gjithë Greqinë që qëndruan pranë meje në provën më të vështirë të jetës sime. Dhe natyrisht kryeministrin Kyriakos Mitsotakis që më dha mundësinë të jem kandidat, për të cilën do t’i jem gjithmonë mirënjohës.

Vëllezërve të mi të helenizmit verior dua t’u them se nga sot edhe ata mund të ndihen më të fortë. Dhe çdo bashkëqytetari tonë se si eurodeputet do të punoj shumë për të qenë i dobishëm për partinë time, Demokracinë e Re dhe mbi të gjitha për atdheun tone”, deklaron Beleri në reagimin e tij.

Kujtojmë se Fredi Beleri, aktualisht është i treti më i votuari nga Demokracia e Re, në zgjedhjet europarlamentare në Greqi, ku duket se do të sigurojë njëvend në Parlamentin Europian, pasi partia e kryeministrit grek do të përfaqësohet aty me 7 deputetë.