U zgjodh kryetar i Kuvendit të Kosovës, deputeti i LV Dimal Basha: Ky institucion është zemra e demokracisë

0
2

Pas sagës së gjatë të dështimeve të konstituimit, sot deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, është zgjedhur kryetar i Kuvendit të Kosovës!

Basha mori 73 vota për, 30 kundër dhe tri abstenime.

“E ndjej nderin për votën dhe mbështetjen tuaj, njëkohësisht e ndjej edhe përgjegjësin që më është dhënë. Ky institucion është zemra e demokracisë tonë, vendi ku përfaqësohen zërat e të gjithë qytetarëve tanë. Republika jonë është e ndërtuar mbi sakrifica, liria dhe shteti ynë janë më të mëdha se çdo interes i përveçëm”, tha ai në fjalën e parë si kreu i Kuvendit.

Zgjedhja e Bashës kryeparlamentar i hap rrugën konstituimit të Kuvendit dhe formimit të Qeverisë së re, pas një ngërçi të gjatë politik, pas zgjedhjeve të 9 shkurtit.