
Lajme të mira vijnë për 25-vjeçarin në Përmet, i cili ishte zënë poshtë nga një masë shkëmbore. Mësohet se i riu është arritur që të shpëtohet.
Ngjarja ndodhi në fshatin Çarçovë. Një masë shkëmbore rrëshqiti nga mali dhe ra në banesën e shtetasit Dhimitër Vangjelit.
Si pasojë, mbeturi i bllokuar në banesë, 25-vjeçari, i cili e kishte të pamundur të lëvizte pasi një pjesë e masës shkëmbore i zunë gjymtyrët e poshtme.
Deri më tani nuk dihet gjendja shëndetësore e të riut, i cili është transportuar me urgjencë për në spital.
