Ua! Prek vetëm 50 persona në tërë botën, njihuni me 23-vjeçaren që ka alergji nga uji

0
404

Një vajzë e re nga Idaho me një alergji jashtëzakonisht të rrallë, nuk është në gjendje të bëjë dush çdo ditë, për shkak të dhimbjes ekstreme që i shkakton uji lëkurës së saj.

23-vjeçarja Rachael Fetter nga Rathdrum, vuan nga urtikaria akuagenike, e cila është një alergji ndaj një substance që çdokush prej nesh e përdor çdo ditë: uji.

Teknikja veterinare u diagnostikua me këtë alergji jashtëzakonisht të pazakontë në korrik 2019, pasi disa skuqje të dhimbshme filluan të zhvillohen në lëkurën e saj sa herë që lante duart, bënte dush ose binte shi.

Rachael madje skuqet edhe kur djersitet, ose kur pi më shumë se gjysmë gote ujë (120 ml) në të njëjtën kohë.

Për shkak të alergjisë së saj, e cila prek rreth 50 njerëz nga e gjithë popullata njerëzore, Rachael është në gjendje të bëjë dush vetëm dy herë në javë, pasi skuqjet e dhimbshme dhe ndjesia e djegies së lëkurës së saj të lagësht mund të zgjasin disa ditë.

Revista Ora