Uashingtoni tërheq stafin nga ambasada e Bagdadit – Diplomatët thelbësorë mbeten

0
118

Departamenti Amerikan i Shtetit urdhëroi sot largimin e trupës përfaqësuese jo thelbësor nga ambasada e tij në Bagdad, kryeqyteti i Irakut, si dhe nga konsullata e tij në Erbil.

Departamenti i Shtetit lëshoi ​​gjithashtu një këshillë udhëtimi për qytetarët amerikanë që të mos udhëtojnë në Irak pas sulmeve të fundit ndaj trupave dhe personelit amerikan në rajon.

Urdhri, i datës së premtes, por i shpallur në një deklaratë për shtyp sot, u lëshua “në dritën e kërcënimeve në rritje të sigurisë kundër personelit dhe interesave të SHBA”.

Ndërkohë,  përleshje kanë ndodhur mes ushtrisë irakiane dhe Peshmergës kurde. Një ushtar irakian u vra sot si dhe një luftëtar kurd Peshmerga kur të dy palët u përleshën në një rajon malor verior, thanë burimet e sigurisë irakiane dhe kurde.