Mijëra shqiptarë kanë zbarkuar në sheshin ‘Skënderbej’ në një protestë të paralajmëruar më herët për ish krerët e UÇK.
Nën sloganin ‘Unë jam UÇK!’, “Lironi çlirimtarët!’ dhe nën simbolet tona etnike, qytetarë të Tiranës, Prishtinës, Tetovës dhe jo vetëm treguan mbështetjen e tyre për akuzat e padrejta ndaj ish krerëve të UÇK.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, kryeministri Rama shkruan ‘Liria ka emër!’.
Më herët ishte paralajmëruar se kryeministri i vendit tonë do të ishte i pranishëm në tubim dhe do të mbante një fjalim, por ndërkohë për të mos ‘politizuar’ protestën, Rama nuk ishte i pranishëm.
Në protestë mbajtën fjalën e tyre ish presidenti Alfred Moisiu, kreu i BDI Ali Ahmeti si dhe përfaqësuses të organizatave të ndryshme.