Udhëheqësi i Al-Kaedës: SHBA, përgjegjëse për pushtimin e Ukrainës

0
135

Udhëheqësi i Al-Kaedës, Ayman al-Zawahri,  në një video të regjistruar paraprakisht për të shënuar 11 vjetorin e vrasjes së paraardhësit të tij Osama Bin Laden  tha se “dobësia e SHBA-së” është arsyeja pse Ukraina u bë “pre” e pushtimit rus, sipas la repubblica.

Fjalimi prej 27-minutësh u publikua të premten.

Al-Zawahri shfaqet i ulur në një tavolinë, me libra dhe një armë. Duke nxitur unitetin e myslimanëve, ai thotë se Shtetet e Bashkuara janë dobësuar duke përmendur ndikimin e luftërave në Irak dhe Afganistan pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit

Bin Laden u vra në një bastisje të vitit 2011 nga forcat amerikane në një strehë në Pakistan.

Nuk dihet se ku ndodhet al-Zawahri; ai kërkohet nga FBI, e cila ka ofruar 25 milionë shpërblim për ata që japin informacione për kapjen e tij.

/abcnews.al