Udhëtimet drejt Greqisë, Athina merr vendimin e fundit për qytetarët shqiptarë

0
108

Greqia ka vendosur të heqë të gjithë dokumentet që lidhen me Covid për qytetarët shqiptarë si kusht për të hyrë në vendin fqinj.

Lajmi bëhet i ditur nga Ministria jonë e Jashtme.

“Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton se autoritetet në Greqi kanë vendosur, që për udhëtimet drejt këtij vendi, nuk do të kërkohen dokumente specifike në kushtet e Covid-19”, thuhet në njoftimin për shtyp të Ministrisë.