Udhëtimet drejt Greqisë, pikat kufitare sot do të kenë pengesa

0
108

Për të gjithë ata që udhëtojnë sot drejt Greqisë ose anasjelltas duhet të kenë parasysh që në pikat e kalimit kufitar do të ketë vonesa dhe ndërprerje të punës.

Njoftimi vjen nga Policia e Shtetit, ku thotë se do të kryhen përditësime në sistemin e ri SIS.

Shtetasit grekë dhe ata që kanë leje qëndrimi në Greqi nuk kanë për të patur pengesa.

Policia e Shtetit kërkoi mirëkuptimin e qytetarëve dhe të drejtuesve të automjeteve që të shmangin lëvizjet drejt pikave të kalimit kufitar me Greqinë, në harkun kohor 9:00 – 18:00, të datës 7.3.2023.