Një gafë nga ato që ndonjëherë ndodhin. Organizatorët e finales së Ligës së Europës patën një harresë të madhe dhe kjo u kuptua gjatë ceremonisë së dorëzimit të trofeut.
Kur futbollistët e Totenhemit, fitues të titullit, u vunë në rresht për të marrë medaljet e arta, doli që ato ishin mangut.
Presidenti I UEFA-s, Aleksandr Çeferin, nuk mundi t’i varte medaljen në qafë kapitenit të londinezëve, Son. Po ashtu, pa medalje mbetën edhe Betankur e Romero, dhe UEFA do t’ua japë ato më vonë.Mbrojtësi argjentinas madje ishte zgjedhur edhe si lojtari më i mirë i finales. Në të vërtetë rreshti i Totenhemit ishte I gjatë, me në krye trajnerin Postekoglu, dhe pastaj me 23 futbollistët.
Mes tyre ishte edhe I dëmtuar Xhejms Medison, që ecte me ndihmën e mbajtëseve të invalidëve. Në fund, sulmuesi koreanojugor e ngriti lart trofeun pa medaljen në qafë, dhe pas një bisede disi të gjatë me presidentin e UEFA-s.
Gjithsesi, lumturia për një titull të tillë ishte tepër e madhe që të prishej nga një gafë e tillë./abcnews.al