UEFA zyrtarizon zgjerimin e skuadrave në Euro 2020

0
183

omiteti Ekzekutiv i UEFA-s, ka aprovuar sot disa rregulla speciale që do të jenë në fuqi vetëm për Kampionatin Europian që nis më 11 Qershor dhe zhvillohet në disa qytetet të Europës.

Rregullat e reja që u miratuan i vijnë në ndihmë skuadrave pjesëmarrëse duke parë situatën e vështirë nga pandemia e Covid-19.

Vendimi kryesor që u mor ishte ai për zgjerimin e listave të lojtarëve për të gjitha skuadrat. Për të zbutur rreziqet për ekipet që përballen me një mungesë lojtarësh në dispozicion për ndeshje të caktuara për shkak të rezultateve të mundshme pozitive nga testet COVID-19 u vendos që të rritet lista e lojtarëve për të gjitha skuadrat pjesëmarrëse në 26 lojtarë. Por UEFA sqaron se pavarësisht këtij vendimi, në stol çdo skuadër nuk duhet të ketë më shumë se 23 lojtarë sipas rregullave në fuqi duke përfshirë 3 lojtarë.

Sipas UEFA-s, skuadrat kanë kohë deri më 1 Qershor të paraqesin listat me 26 lojtarë dhe pas kësaj date mund të ndërrohen lojtarë vetëm një ditë para ndeshjes dhe nëse lojtari ka dëmtim të rëndë, një sëmundje apo rezulton me Covid-19.

UEFA në fund bëri të ditur se për të ruajtur integritetin e Europianit, një lojtar që është zëvendësuar në listë nuk mund të rikthehet më për asnjë arsye

ora news