Pasagjerët dhe pilotët e avionit Airbus A321 u përballën me një situatë të frikshme dhe të pazakontë, pasi një objekt i paidentifikuar iu afro aq afër, sa mund të kishte shkaktuar një përplasje fatale.
Ngjarja ndodhi më 16 tetor, pasi avioni ishte ngritur nga aeroporti i Heathrow i Londrës, ku një objekt i çuditshëm u pa vetëm 6 metra larg krahut të majtë të avionit.
Objekti u klasifikua “një rrezik serioz” nga pilotët, që mund të shkaktonte një përplasje fatale. Pasagjerët thanë se panë një objekt të kuq të ndezur, ndërsa pilotët shprehen se nuk mund të thonë se bëhej fjalë për një dron.
Nuk dihet ende se çfarë ishte objekti që për pak rrezikoi jetën e dhjetëra personave në avion.
Fax web