Ujërat e zeza shqetësim për banorët në lagjen “5 Maji” në Elbasan: Ka 20 vjet pa kanalizime

0
217

Në këto ditë të nxehta të verës, banorët e lagjes “5 Maji” në Elbasan duhet të përballen edhe me një sërë shqetësimesh të tjera.

Ujërat e zeza mbeten shqetësimi më i madh i tyre.

Thonë se prej më shumë se 20 vitesh në këtë zonë nuk është ndërhyrë.

“Mbi 20 vjet duhet të ketë pa kanalizime.  Kam 30 vjet që jetoj në këtë lagje, këtu s’kemi parë një mirësi fare

Janë të shqetësuar edhe për infeksionet dhe fëmijët

“Infeksione ka shumë, normal që do të ketë infeksione po dolën ujërat e zeza sipër”.

Ora news