Ujëvara e Sotirës ndodhet rreth 60 kilometra larg Gramshit dhe për të arritur në zonën e ujëvarës duhet të ecësh rreth dy orë në këmbë nga fshati Sotirë, nga ku ka marrë emrin ujëvara.
Ujërat burojnë nga mali i Tomorit dhe zbret nga një lartësi prej 100 m. Në verilindje të Tomorit, ndodhet një burim i fuqishëm që vjen nga një e çarë gjatësore në shkëmbin gëlqeror të thepisur.
Peizazhi i shpatit ku uji del, në mes të pyjeve e pemëve të lisit është i mrekullueshëm. Zhurma e ujit mund të dëgjohet shumë larg.
Kjo ujëvarë tashmë është kthyer në një vend pelegrinazhi për turistët vendas dhe të huaj. Çdo fundjavë ajo pret me qindra vizitorë.
Ujëvara e Sotirës vizitohet nga qindra turistë dhe fluksi vazhdon të rritet me rritjen e temperaturave në sezonin e verës, pasi natyra e bukur e Tomorit ofron jo vetëm freski, por edhe bukuri të rralla natyrore, ecje në këmbë në shtigje malore, bimësi të harlisur dhe vendpushime të mrekullueshme për kampingje malore.
blob:https://www.facebook.com/5a80eece-244a-4ab1-8983-5394486027f3