Ujvara e Sotirës është një nder destinacionet me të bukura për tu vizituar në bashkinë e Gramshit. Ujëvara e Sotirës është 100 metra, dhe buron nga mali i Tomorit.
Ajo ndodhet rreth 22 kilometra larg Gramshit dhe për të arritur në zonën e ujëvarës duhet të ecësh rreth 1 orë në këmbë nga fshati Sotirë nga ku ka marë dhe emrin ujëvara. Pavarësisht se rruga është e mundimshme kjo nuk i ka penguar njerzit ta vizitojnë në çdo ditë të javës.
Ata shprehen se ky vend është i mrekullueshëm por duhet investuar ne rruge.
Gramshit natyra i ka falur pika turistike të mrekullueshme në të cilat mund të zhvillohen edhe aktivitete sportive, kulturore etj.
Kryebashkiaku Klodian Taçe shprehet se për momentin ndërhyrjet në përmirësimin e tyre janë duke u bërë nga vetë bashkia nderkohë fton njerzit që jo vetëm ta vizitojne por edhe të investojnë në Gramsh pasi vendet e bukura janë të shumta.
Ndiqni intervistën e plotë me kryebashkiakun Klodian Taçe