Arrat janë shumë të pasura me acidet yndyrore omega-3 të cilat mbrojnë shëndetin e zemrës dhe trurit.
Ato ulin rrezikun e sëmundjeve të trurit, sklerozës dhe Alzheimerit.
Arrat janë të vetmet që përmbajnë sasi domethënëse të omega-3 me bazë bimore, dhe acidit alfa linolenik, për të cilat trupi ka kaq shumë nevojë.
Përveç acideve yndyrore, arrat janë shumë të pasura me vitamina, minerale dhe fibër.
Sipas të dhënave të AgroWeb.org rekomandohet ngrënia e një grushti me arra rregullisht, jo vetëm për shëndetin e zemrës dhe të trurit por edhe për rënien nga pesha.
Kjo, sepse një sasi e tillë ofron 4 gramë proteinë, dy gramë fibër dhe magnez të bollshëm.
Një nga mënyrat më të mira për të shfrytëzuar vlerat e arrave është që të pini ujin e tyre.
Përfitimet e Ujit Të Arrave Për Shëndetin
Uji i arrave përshpejton rënien nga pesha dhe shkrin depozitat dhjamore.
Nëse konsumohet rregullisht ky lëng i jep trupit energji dhe eliminon lodhjen dhe plogështinë.
Uji i arrave rekomandohet veçanërisht për meshkujt mbi 40 vjeç që vuajnë nga prostate.
Për gratë shtatzënë, uji i arrave i bën mirë jo vetëm fetusit dhe zhvillimit të tij por edhe pengon shtimin në peshë të nënës së re.
Uji i arrave ndihmon mëlçinë dhe e bën më të fortë rolin e saj të eliminimit të toksinave.
Ky lëng rekomandohet për njerëzit që vuajnë nga tiroidet dhe kolesteroli i lartë.
Uji i arrave është shumë efikas për përmirësimin e tretjes dhe eliminon gazrat e tepërt.
Si Të Përgatisni Ujin e Arrave
Merrni 10 arra të qëruara dhe futini në tenxhere.
Hidhni gjashtë gota me ujë dhe lërini të zihen për shtatë deri në tetë minuta në temperaturë të ngadaltë.
Pasi të kenë zier, kullojeni lëngun dhe hidheni në kavanoz qelqi.
Arrat mund t’i konsumoni ose përdorni t’i përdorni në ndonjë recetë gatimi.
Ju mund të pini një gotë në mëngjes esëll dhe një gotë në mbrëmje përpara gjumit./AgroWeb.or