Uji i pijshëm që nuk pihet! Banorët e Elbasanit: Përmirësimi i furnizimit mbeti premtim

0
448

Uji që u shkon në çezma banorëve të lagjes Haxhias në Elbasan nuk pihet.

Ka ngjyrë dhe erë.

Banorët denoncojnë se furnizohen me ujë të ndotur dhe me orare të kufizuara.

Ndaj veç ujit për të pirë, shpesh detyrohen të blejnë ujë edhe për shërbime.

Për ta do të thotë kosto e dyfishtë.

“Të rrojnë depozitat. Për të pirë blejmë, ndërsa për të larë përdorim të rezervuarit.”

“Ka raste më shumë e blej. Nuk pihet është me pisëlliqe, mban erë,”

Sa i takon premtimeve për ujë 24 orë tashmë i kanë humbur shpresat.
Thonë se do të mbeten gjatë fjalë të mira para fushatave.

“Asnjë gjë hiq, sa të vdesim mosha jonë nuk ka.”

Probleme me furnizimin me ujë kryesisht gjatë muajve të verës vuajnë shumë lagje të Elbasanit.

ora tv