Uji po tërhiqet nga rrugët dhe banesat në Durrës, por lë pas dëme të mëdha për dhjetëra familje

0
2

Situata e përmbytjeve në Durrës po shkon drejt përmirësimit, pasi uji është tërhequr nga shumica e zonave të prekura.

Megjithatë, dëmet materiale janë të konsiderueshme. 14 persona, pjesëtarë të tre familjeve e kanë kaluar natën e kaluar në Shtëpinë e Pushimit të Ministrisë së Brendshme.

Ndërkohë ekipet e emergjencave, ushtria, AKMC, zjarrfikësit dhe punonjësit e bashkisë janë angazhuar intensivisht në pastrimin dhe largimin e ujit nga banesat. Ndërkohë, grupet e ngritura po kryejnë verifikimin e dëmeve në objektet e prekura. Deri më tani, sipas Bashkisë, është përfunduar vlerësimi në 100 banesa dhe procesi po vijon për të tjerat.

Ndër zonat më problematike mbeten ish-këneta, Shkozeti dhe Plazhi, ku ende ka prezencë uji në banesa dhe në disa rrugë.

Sipas prefekturës së qarkut Durrës, për të ndihmuar familjet e dëmtuara, Drejtoria e Rezervave Materiale të Shtetit ka nisur mbrëmë shpërndarjen e ndihmave ushqimore.

Top Channel