Ukraina në gjendje lufte, presidenti Zelenskyi: Bota duhet ta ndalë Putinin

0
158

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyi shpalli gjendje lufte, por u bëri thirrje qytetarëve që të jenë të qetë.

Ai tha se Rusia ka kryer sulme me raketa në infrastrukturën e Ukrainës dhe mbi rojet kufitare.

Përmes një postimi në Twitter, ai tha se ka biseduar me aleatët perëndimorë dhe se u ka bërë thirrje atyre që ta ndihmojnë Ukrainën me mbrojtje dhe financa.

Ndërkohë Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba në një postim në Twitter shkruan se presidenti rus, Vladimir Putin, ka nisur “pushtimin e Ukrainës në shkallë të plotë”

Ai tha se Ukraina do ta mbrojë veten dhe se “bota mund dhe duhet ta ndalë Putinin”.

“Qytetet paqësore të Ukrainës janë nën sulm. Kjo është një luftë agresioni”, tha Kuleba.