Ukraina thotë se NATO po mashtrohet nga Rusia, Kuleba i hapur për takim me Lavrov nëse…Reagon Moska

0
97

Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba, ka akuzuar të shtunën aleancën e NATO-s për përkulje ndaj presionit rus.

Këto akuza ai i bëri duke komentuar refuzimin e anëtarëve e NATO-s që të zbatojnë një zonë të ndaluar fluturimi mbi Ukrainë.

“NATO nuk është forca që ukrainasit kishin imagjinuar më parë”, shtoi Kuleba.

Duke folur në televizionin ukrainas, Kuleba tha gjithashtu se ishte i hapur për bisedime me homologun e tij rus Sergei Lavrov në Turqi, por vetëm nëse këto negociata do të ishin “domethënëse”.

Nuk ka munguar dhe reagimi rus. Ministri i Jashtëm Lavrov thotë se nëse Zelensky është kaq i zhgënjyer nga mosndërhyrja e NATO-s në konflikt, atëherë do të thotë se ai po mbështetet në aleancë për të zgjidhur situatën.

Ai akuzon se Zelensky po përpiqet të provokojë konflikt mes NATO-s dhe Rusisë.