Ukrainas festojnë festat e fundvitit me një pemë ndryshe këtë vit

0
80

Vullnetarët në qytetin jugor të Ukrainës, Mykolaiv, kanë bërë një pemë të Krishtlindjes nga rrjetat e kamuflazhit duke simbolizuar luftën që po kalon Ukraina prej disa muajsh.

Pas festave, rrjetat do t’u dhurohen ushtarëve që luftojnë në vijën e frontit.

Një banor i zonës tha: “Ne duam të festojmë jo vetëm Krishtlindjet dhe Vitin e Ri, por duam të festojmë edhe fitoren”.