Ukrainasit zgjohen nën sulmet ruse, raportohet për shpërthime në Kiev dhe Lviv

0
122

Mëngjesin e sotëm janë raportuar sërish shpërthime në Kiev dhe në Lviv, sipas zyrtarëve ukrainas, shkruan BBC.

Sipas governatorit të Lviv, Maksym Kozytskyi sulmi ndodhi midis  05:46 dhe 07:02 me kohën lokale, por  nuk dha informacione se cili ishte objektivi apo nëse kishte viktima.  Ndërkohë,  kryebashkiaku i Kievit, Vitali Klitschko tha se forcat ruse goditën lagjen Darnytskyi në periferi të qytetit.

Ai tha se nuk dihej  numri i viktimave dhe se ekipet e shpëtimit ndodheshin në vendngjarje.