
Qeveria ka miratuar tarifat e reja për pullat fiskale që përdoren nga bizneset për mallrat e akcizës. Sipas vendimit të publikuar në Fletoren Zyrtare, çmimi për 1 mijë pulla fiskale do të jetë tashmë nga 15 deri në 25 euro, në varësi të kategorisë së produktit. Konkretisht:
- Për mallrat e akcizës: 15.65 euro për 1 mijë copë (nga 20 euro më parë)
- Për birrën: 17.22 euro (nga 22 euro)
- Për verën: 25.04 euro (nga 32 euro)
Ky ndryshim çmimesh vjen pas përfundimit të kontratës me koncesionarin e mëparshëm, kompaninë zvicerane SICPA, e cila menaxhoi sistemin e pullave fiskale që nga viti 2012. Fillimisht, kontrata kishte një afat 10-vjeçar, por ajo u shty me dy vite të tjera në vitin 2023, duke vazhduar deri në fund të dhjetorit 2024. Shtyrja u justifikua si një masë për të shmangur një përplasje në arbitrazh ndërkombëtar dhe u shoqërua me një ulje të pjesshme të tarifës prej 10%, por tarifat mbetën ende shumë më të larta se standardet e tregut rajonal dhe europian.
Një kosto e gjatë dhe e lartë për bizneset.
