Ulërima e Xhunglës shqiptare, kafshime dhe kurthe dhe…

0
312

Kur u vura në dijeni për “sekuestron” e Tv Orës, po mendoja se kisha një detyrim personal, për të shkruar disa rrjeshta vajtuese për një “mikeshë” të humbur, të rinisë sime të hershme, Aneta Ramën. Dje, thjesht nëna e Edit, sot nëna e Kryeministrit…

Them mikeshë për Netën, (elegante, e fisme dhe mendjemprehtë) sepse ishte në ato kohë një bashkëbiseduese e e dashur dhe e dhëmbshur dhe bënte çmos që të kish sa më shumë këshilla në të folmen e saj prej nëne dhe shoqeje.

Por ja që pati “krisma” dhe Tirana u gdhi me lajmet e bllokimit dramatik (aspak enigmatik) dhe policesk të Shtëpisë Mediatike, ku punoj prej tre vitesh…

Mirëpo nëse në të shkuarën tonë antike, pellasge dhe jo vetëm, Priami Mbreti i Trojanëve, i kërkoi Akilit, trupin e të birit, Hektorit që ta varroste me nderet e duhura, “Ulërima e Xhunglës” shqiptare, të zgjon me kamzhik nga meditimi, për largimin pa kthim, të një shpirti prej nëne, që pati përkujdesje edhe për mua, vite me rradhë, vite të shkuara…

Askush nuk mund ta thotë sot, se kush kërkon të mbyllë televizionin Ora, Spaku apo Qeveria, apo të dyja në bashkëpunim të ngushtë me njera tjetrën.

Porse një gjë është e qartë, gëzimi i kryeministrit, Edi Ramës, dhe jo vetëm, është padyshim një gëzim shumë i harbuar pas kësaj që po ndodh mbi kurriz të Tv Ora. Sepse “urrejtjen” dhe refuzimin për këtë Tv, e ka shprehur më shumë se sa hapur…

E pra, ku ka “gëzim” kryeministror, për një të tillë gjë, ka dhe angazhim dhe “kujdestari” negative, për mbylljen e televizionit Ora dhe të shumë “gojëve” me profil të pavarur në të njejtën kohë…

E pra, Ulurëma fuqiplotë e Xhunglës dhe të xhunglarëve, nuk duhet të “shqetësohet”, nga personalitetet e pavarura, që “banonin” deri dje në atë Televizion…, ndoshta dhe Qeveria dhe edhe drejtësia jonë e pavarur, mendojnë njësoj edhe kësaj rradhe…