Ulet çmimi i domateve/ Shiten 30 deri në 60 lekë, fermerët prisnin më shumë

0
87
????????????????????????????????????

Fermerët, një kilogram domate te grosistët, po e shesin nga 30-60 lekë, çmim ky jo i mirë për stinën e pranverës.

Zëvendës ministri i Bujqësisë, Arjan Jaupllari thotë se arsyeja se përse prodhimi i fermerëve po kushton kaq në këtë sezon, është klima. Shtimi i reshjeve dhe ulja e temperaturave në Shqipëri, nuk e ka favorizuar fermerin tonë. Vendet e rajonit dhe ato të Europës, domaten shqiptare e kanë zëvendësuar me atë turke dhe greke, pasi këto dy shtete jo vetëm që garantojnë sasinë, por kësaj here edhe hershmërinë e produktit.

“Por, për shkak të kohës dhe një pjesë e këtyre produkteve po prodhohen edhe në vende të tjera, ç’ka do të thotë që nuk shkon vetëm domatja shqiptare, por shiten edhe domatet e vendeve të tjera edhe çmimi është ulur. Por cili çmim është ulur?! Është ulur çmimi për ata fermerë te cilët nuk e kanë kontrata me grositët që nga blerja e fidanit, përdorja e pesticideve e deri në fund ora shitja. Pra fermerët që janë bashkuar në shitje e shesin sot 1kg domate 40-60 Lekë, ndërsa ata që nuk janë pjesë e këtij zinxhiri po e shesin edhe me 30 L/kg. Shpresojmë që cilësia të jetë një nga pjesët e tregut për ta shitur atë. Cilësia e mirë na garanton eksportin”, thotë zëvendës ministri i Bujqësisë, Arjan Jaupllari.

Bujku vendas duke parë që një vit më parë kërkesat për domaten shqiptare ishim tepër të larta, kësaj here ata mbollën më tepër me shpresën se tregu ishte i sigurt. Por kësaj here që pranvera e vonuar ajo që ndaloi shitjen e domates.

 

Top Channel