Ulet me 20% numri i aksidenteve gjatë 9-mujorit

0
264

Numri i aksidenteve rrugore gjatë periudhës 9-mujore janar-shtator shënoi ulje me 20.5%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Referuar raportit të publikuara nga INSTAT, gjatë nëntëmujorit të 2020-s, numërohen 903 aksidente rrugore nga 1.136 aksidente të ndodhura në nëntëmujorin e 2019-s.

Edhe numri i të aksidentuarve në nëntëmujorin e vitit 2020, shënoi rënie.

Referuar të dhënave të publikuara, numri I të aksidentuarve për këtë periudhë është 1.164 persona nga 1.570 persona që ishin në 2019-n, duke u ulur me 25,9 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2019.

Rënie shënoi edhe numri i humbjeve të jetës në aksidente.

“Në nëntëmujorin e 2020, numri i të vdekurve nga aksidentet rrugore është 138
persona nga 157 persona në të njëjtën periudhë të një viti më pare”, thuhet në raportin e INSTAT.

Sipas INSTAT, numri më i lartë i aksidenteve në këtë periudhë është kryer nga grup-mosha 25–34 vjeç, duke zënë 33,3 % të numrit të aksidenteve gjithsej. Aksidentet në këtë grup-moshë janë rritur me 17,9 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Në nëntëmujorin e 2020, aksidentet rrugore, në 14,1 % të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së këmbësorit. Gjatë kësaj periudhe, numri i aksidenteve sipas sjelljes së këmbësorit është ulur 21,1 %, krahasuar me një vit më parë./atsh