Ulje temperaturash dhe vranësira në pjesën e dytë të ditës

0
104

Shqipëria mbizotërohet nga motit i kthjellët dhe vranësira të lehta gjate orëve të paradites por pjesa e dytë e ditës sjellë zhvillim të vranësirave duke rrezikuar rrebeshe afat-shkurtra shiu në pjesën më të madhe të vendit.

Sipas MeteoAlb, më të theksuara ne zonat malore. Parashikohet që orët e mbrëmjes të sjellin përmirësim të motit duke ri-kthyer kthjellime dhe vranësira të shpeshta por pa reshje.

Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 14°C deri në 33°C.