Ulliri në kulmin e prodhimit sezonal, fermerët e Dumresë ankohen për tregun: E kërkojnë 300 lekë/L

0
113

Vaji i ullirit rrezikon të mbetet stok, për shkak të çmimit të ulët. Fermerët e Dumresë ankohen se për shkak të prodhimit të suksesshëm, tregtarët po spekulojnë me çmimin e vajit, duke e kërkuar atë me 300 lekë për litër.

Ashtu si në zona të tjera të ultësirës perëndimore, edhe në Dumre feremrët kanë nisur të vjelin ullinjtë. Prodhimi këtë sezon është i sukseshëm, por problemi i fermerëve është mungesa e tregut për shitjen e vajit.Fermerët akuzojnë tregtarët se po spekulojnë duke ulur çmimin e blerjes së vajit në vlera minimale.Aktualisht, sipas fermerëve, një litër vaj ulliri kërkohet për 300 lekë nga tregtarët. Kjo vlerë është nën kosto, ndaj fermerët kërkojnë ndërhyrje të shtetit.Mungesa e tregut dhe spekulimi tregtarëve me çmimin e vajit, i ka detyruar fermerët që të magazinojnë prodhimin e këtij viti, por i druhen faktit se ai do të mbetet stok.