Shoqata e Biznesit të Vogël dhe të mesme ka paralajmëruar protestë ditën e nesërme dhe se për vendin do të lajmërohet në orët në vijim.
Kreu i kësaj shoqate Albert Nasto u shpreh se qeveria nuk ka shumë kohë për t’u përgjigjur, përndryshe situata do të përshkallëzohet. Ai u bëri thirrje bizneseve që nesër të mbyllin për një orë shërbimin dhe të protestojnë në shenjë pakënaqësie .
Pjesë nga konferenca për shtyp:
Pyetje: Ku do mblidheni? Dhe cili është afati juaj kohor për qeverinë?
Nasto: Për vendin do ju lajmërojmë, kemi një plan të detajuar. Qeveria duhet të përgjigjet që nesër në darkë, të hënë apo të martë por s’ka shumë kohë. Do të përshkallëzohet. Ne jemi të hapur për çdo takim.