Bashkia Librazhd njofton publikisht se administratorët e Njësive Administrative Qendër, Orenjë, Lunik, Steblevë dhe Hotolisht, si edhe nënkryetarët e Bashkisë, kanë dhënë dorëheqjen nga detyra dhe pozicionet e tyre janë aktualisht vakante.
Në përputhje me nenin 64 të Ligjit nr. 139/2015, “Për Vetëqeverisjen Vendore”, i cili përcakton se administratorët e njësive administrative emërohen nga Kryetari i Bashkisë dhe janë përgjegjës për ndjekjen e zbatimit të kompetencave të bashkisë në territorin e njësisë përkatëse, si dhe me nenin 58 pika 2 të po këtij ligji, që parashikon emërimin e nënkryetarit të bashkisë nga kryetari i zgjedhur, ftohen të gjithë individët e interesuar të paraqesin interesin e tyre për këto pozicione.