Unai Emery e refuzon Newcastle Unitedin e sheikëve

0
173

Unai Emery do ta hedhë poshtë mundësinë për t’u bërë trajneri i Newcastle Unitedin dhe do të vazhdojë të qëndrojë në Villarreal.

Ish-trajneri i Arsenalit e pranoi të martën se klubi i Premierligës e kishte kontaktuar për ta emëruar në vend të të shkarkuarit Steve Bruce, raporton Gazeta Express.

Por sipas BBC, Emery beson se pronarët e rinj të Newcastle, sheikët e Arabisë Saudite që e blenë klubin së fundmi, nuk kanë vizion të qartë për të ardhmen.

Newcastle kishte shpresuar se do ta emëronte spanjollin deri në fundjavë.

Emery, 50 vjeç, ishte i interesuar për punën e trajnerit në Newcastle menjëherë pasi sheikët e mbështetur nga Arabia Saudite e blenë klubin për 305 milionë funte, sepse Newcastle tani është ndër klubet më të pasura në botë.

Por ai nuk i besoi strategjisë së klubit anglez dhe në të njëjtën kohë u bind nga pronarët e Villarrealit dhe lojtarët e vet që të qëndronte në La Liga./Gazeta Express/