“Unaza e Zjarrit”, eklipsi diellor që ofroi spektakël

0
342

Vëzhguesit e qiejve në një varg vendesh nga Afrika Perëndimore deri në gadishullin arabik, indi dhe Lindjen e Largët panë këtë të dielë një eklips të rrallë diellor ose siç njihet “Unaza e Zjarrit”.

Herën e fundit që eklipsi u pa në kontinentin europian dhe në Shqipëri ishte më 9 mars të vitit të kaluar.

I ashtuquajturi eklips unazor ndodh kur hëna kalon mes tokës dhe diellit por nuk është afër mjaftueshëm për të errësuar tërësisht dritën e diellit, duke lënë të dukshëm një unazë të diskut diellor.

Këto eklipse ndodhin çdo një ose dy vjet dhe mund të shihen vetëm në një trajektore të ngushtë mbi planet. Eklipsi unazor është i dukshëm vetëm nga rreth 2% e sipërfaqes së tokës.

Unaza e zjarrit ndodhi ne Azi vitin që kaloi. Hëna mbuloi diellin dhe fenomeni i rrallë u shfaq në qytetin indian Dindigul, si dhe u pa edhe në shumë vende të tjera të Azisë.

realnews