Gerard Pique dhe Shakira të shtunën e kaluar në një deklaratë të përbashkët njoftuan se po divorcheshin pas 12 vitesh lidhje.
Por gazetari spanjoll Jose Antonio Aviles është shprehur se vendimi ka qënë i njëanshëm.
Sipas gazetarit vendimi për t’u divorcuar është marrë nga Shakira dhe se kjo lëvizje e saj e ka habitur mbrojtësin e Barcelonës.
Duke iu referuar burimeve shumë pranë futbollistit, gazetari u shpreh:
“Dikush shumë shumë i afërt me Piquen më siguroi se nuk kishte asnjë pabesi nga ana e tij. Madje Pique është habitur shumë për deklaratën e publikuar nga Shakira’
Ai gjithashtu shtoi:
”Vitet e fundit ata kishin një marrëdhënie të hapur. Marrëveshja e tyre ishte ‘ju bëni çfarë të doni dhe unë do të bëj çfarë të dua, por para publikut të prezantoheshin si çift’.
Çfarë thanë Pique dhe Shakira në deklaratën e tyre të përbashkët
“Me trishtim konfirmojmë se po ndahemi”, kështu nisi deklarata e çiftit, kur e bënë publike të shtunën.
“Për mirëqenien e fëmijëve tanë, të cilët janë prioriteti ynë më i lartë, kërkojmë që të respektoni privatësinë e tyre. Faleminderit për mirëkuptimin.”
Katalanasi dhe ylli kolumbian kanë dy fëmijë së bashku nga lidhja e tyre 12-vjeçare, 10-vjeçarin Milan dhe 7-vjeçarin Sasha.